Shihet si zëvendësues i Ricci, te Torino janë gati të ndryshojë skemat taktike për Asllanin

Torino po ndryshon ndjeshëm gjatë kësaj vere. Dje ju kemi bërë me dije idenë e përfshirjes së Kristjan Asllanit në formacionin “granata”. Një emër konkret për Torinon, edhe pse klubi i Urbano Cairo nuk është i vetmi që po mendon për “regjisorin” shqiptar.

Fiorentina vazhdon ta ketë në mendje si rast, nëse nuk arrin marrëveshjen për rinovimin me Rolando Mandragora. Objektivi “Asllani”, megjithatë, është padyshim tregues i një vullneti të qartë nga ana e trajnerit Marco Baroni, i cili ia ka bërë të ditur qartë drejtuesve dhe ata tashmë po lëvizin në këtë drejtim.

Inter: Oaktree vota Ricci, ma serve la cessione di Asllani | Calciomercato

Sistemi 4-2-3-1, që në miqësoret e verës duhet “peshuar” në mënyrën e duhur, ka dhënë disa sinjale dobësie. Lojtarë me shpejtësi të madhe, aftësi sulmuese, teknikë dhe cilësi të rëndësishme në gjysmën e fushës së kundërshtarit, por që ende nuk i kanë përthithur plotësisht kërkesat taktike të trajnerit.

Për këtë arsye, Baroni po punon që tani për ndryshime të tjera taktike; kalimin në 4-3-3 dhe madje 3-5-2. Asllani shihet si pasuesi potencial i Samuele Ricci.

The post Shihet si zëvendësues i Ricci, te Torino janë gati të ndryshojë skemat taktike për Asllanin appeared first on Telesport.