Në Montego Bay, Xhamajka, në një resort luksoz, “parajsë” prej 400 hektarësh me pisha dhe plazhe private, Jude Bellingham po ndjek planin e veçantë të rikuperimit, larg zhurmës dhe nxehtësisë së Madridit. Klubi i ka dhënë disa ditë pushim më shumë anglezit, i cili është shfrytëzuar (aktivizuar) deri në maksimum gjatë dy sezoneve të fundit. Ai është operuar në shpatullën e tij të dëmtuar më 16 korrik, 7 ditë pasi skuadra e bardhë u eliminua nga Botërori i Klubeve.
Bellingham do të mungojë të paktën deri në fund të tetorit. Operacioni i shpatullës është delikat dhe kërkon shumë pushim në fazat e para. Megjithatë, anglezi, përveçse që ka postuar foto duke ndarë momentet e fundit të relaksimit, ka postuar edhe video ku shfaqet duke punuar me shiritat elastikë, shoqëruar me një shprehje dhimbjeje, që tregon qartë se rikuperimi po ecën, ashtu si pritej, ngadalë.
Lojtari i kompletuar i tregoi vlerat që në sezonin e tij të parë në “Bernabeu”, kur justifikoi plotësisht mbi 100 milionë eurot e paguara te BVB për të. Ishte sezoni ku shënoi 33 gola në 42 ndeshje. Vetëm luksacioni i pafat i shpatullës, i pësuar ndaj Rayo në nëntor 2023, e ndaloi përkohësisht. Që nga ajo kohë, anglezi ka vuajtur shumë, duke luajtur mbi 100 ndeshje me atë luksacion shpatulle, deri sa u vendos të operohej dhe niste nga e para.
The post Bellingham do të kthehet vetëm në fund të tetorit, po stërvitet mes dhimbjeve në Xhamajka appeared first on Telesport.