Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë, dhe në pjesën për Kosovën ka përmendur se Qeveria ka ndërmarrë “hapa kredibilë, por jokonsistent në identifikim, hetim, ndjekje penale dhe ndëshkim të zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut”.
“Gjatë vitit, nuk pati ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë. Nuk pati raporte të besueshme për shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Qeveria ndërmori hapa të besueshëm, por jo gjithmonë të qëndrueshëm, për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut”, thuhet në raport.
Tutje, DASH vë në dukje se veprimet e antisemitizmit dhe nxitja antisemitike, sipas vlerësimeve vendore, midis 50 dhe 100 persona hebrenj jetonin në komunitete të vogla hebraike në Prizren dhe Prishtinë, megjithëse numrat e saktë nuk ishin të disponueshëm, nuk pati raporte për incidente antisemitike.
Raporti është për vitin 2024, ndërsa është përmendur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ku është thënë se ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur i ka mbrojtur gazetarët dhe mediat.
Aty është thënë, po ashtu, se AGK-ja ka raportuar dhjetëra raste kur zyrtarë qeveritarë, liderë politikë, stafi gjyqësor, interesat biznesore, kriminelë të dyshuar, protestues dhe grupe fetare i kanë sulmuar fizikisht apo verbalisht gazetarët, duke ua dëmtuar pajisjet, apo duke kryer sulme kibernetike kundër mediave.
The post DASH publikon raportin për gjendjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë appeared first on Kosovapost.net.