“Fajin e kanë lojtarët! Duan paga të larta dhe na detyrojnë të shtojmë ndeshjet”

Karl-Heinz Rummenigge ka bërë thirrje publike që gjermanët të mos ankohen kaq shumë për Botërorin e klubeve që u zhvillua në SHBA. Mediat gjermane, ashtu si shumë lojtarë dhe trajnerë, kanë kritikuar ngjeshjen e kalendarit futbollistik, por legjenda e futbollit gjerman mendon ndryshe.

“Po të isha lojtar, do të shkoja me gjithë qejf në këtë turne. Po, ka më shumë ndeshje, por është turne që luhet një herë në katër vite. Nuk u surprizova që ne gjermanët ishim kampionët e kritikës botërore, gjithsesi”.

“Lojtarët ankohen për mbingarkesë, por janë ata, bashkë me agjentët, që kanë krijuar këtë situatë. Ata kërkojnë paga marramendëse dhe detyrojnë klubet të krijojnë turne shtesë. Kur vjen puna për të negociuar ulje page, refuzojnë”.

The post “Fajin e kanë lojtarët! Duan paga të larta dhe na detyrojnë të shtojmë ndeshjet” appeared first on Telesport.