Lothar Matthäus mendon se ka ardhur koha që Bayern të blejë Woltemade pa u menduar dy herë.
“Me shitjen e Kingsley Coman, klubi nuk mund të ankohet se nuk ka para. Francezi po shitet për 30 mln euro, një shifër që mund të përdoret për transferimin e Woltemade”.
Sipas legjendës së futbollit gjerman, ka dy arsye pse Bayern duhet të nxitojë për mesfushorin ofensiv, i cili luan edhe si sulmues.
“Woltemade është ndër të vetmit që e ka pritur vazhdimisht klubin. Ka pranuar menjëherë kushtet e ofruara dhe është gati të lëvizë. Së dyti, ai është lojtar gjerman me persperktivë. Pra, lojtar kombëtareje”.
The post Matthäus paralajmëron blerjen e shumëpritur të Bayern: Ka dy arsye pse duhet appeared first on Telesport.