Ish-ylli i Premier dënohet me shtatë vjet burg për kontrabandë kokaine me vlerë 41.5 mln euro

Ish-lojtari i Premier League, Ronnie Stam, është dënuar me shtatë vjet burg për pjesëmarrjen e tij në një operacion kontrabande droge prej 41.5 milionë eurosh.

41-vjeçari është akuzuar për komplot për të kontrabanduar më shumë se dy ton kokainë në Holandë. Shërbimi i Prokurorisë Publike Holandeze pretendon se Stam është një lojtar i rëndësishëm në atë operacion multi-milionësh.

Pati thirrje që Stam të burgoset me 13 vjet, por gjyqtari në gjykatën e Bredës e liroi atë nga dy akuza më të rënda. Ai është dënuar për trafikimin e 724 kilogramëve kokainë, si dhe sasi të mëdha MDMA dhe oksidi azoti.

Stam dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen për kontrabandë droge nga Amerika e Jugut, me një rrjet pastrimi parash me vlerë 2.2 milionë £.

Stam pranon se është përfshirë në një komplot për të dërguar 20 kilogramë kokainë në qytetin gjerman të Frankfurtit nga Brazili.

Ai pretendoi se pagesa e tij për atë ishte “një shumë me vlerë një kilogram” dhe se i vjen keq për përfshirjen e tij me çdo drejtues të rrjetit kriminal.

The post Ish-ylli i Premier dënohet me shtatë vjet burg për kontrabandë kokaine me vlerë 41.5 mln euro appeared first on Telesport.