Dy klube angleze ofrojnë 50 milionë euro për Torres, por Barça e konsideron të paprekshëm

Newcastle United po kërkon përforcime në sulm, por limiti i merkatos po afron dhe koha po mbaron. Eddie Howe kishte në listë emra të rëndësishëm si Joao Pedro (i cili shkoi te Chelsea), pastaj Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko, të dy te Manchester United.

Tani, me të ardhmen e Alexander Isak në pikëpyetje për shkak të interesit të Liverpool-it, klubi anglez e ka kthyer vëmendjen te Ferran Torres. Sipas “Fichajes”, Newcastle dhe Tottenham kanë ofruar rreth 50 milionë euro për sulmuesin e Barcelonës, por klubi katalanas i ka refuzuar ofertat.

25-vjeçari spanjoll, i lidhur me kontratë deri më 2027, ishte përfolur shumë për transferim, sidomos pas ardhjes së Marcus Rashford, por drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë ende si lojtar kyç.

Edhe pse shpesh përdoret si zëvendësues i Lewandowskit ose në pozicione të ndryshme në krahë, Torres mbetet i rëndësishëm për planet e trajnerit Hansi Flick, i cili vlerëson shumë aftësinë e tij për t’u përshtatur në role të ndryshme sulmuese.

The post Dy klube angleze ofrojnë 50 milionë euro për Torres, por Barça e konsideron të paprekshëm appeared first on Telesport.