Zabarnyi prezantohet te PSG: E pabesueshme, vij në klubin më të mirë në botë

Illia Zabarnyi është lojtar i ri i PSG. Qendërmbrojtësi ukrainas dha intervistën e tij të parë për kanalet zyrtare të klubit parizien:

Urime Illia, tani je lojtar i PSG-së. Si ndihesh?
Para së gjithash, faleminderit! Është thjesht e pabesueshme. Jam shumë krenar, vërtet e pabesueshme. Për mua, PSG është klubi më i mirë në botë, projekti më i mirë. Mendoj se kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme. Jam këtu për të dhënë gjithçka që kam, është kaq e thjeshtë.

Çfarë të bëri të zgjedhësh Francën?
Isha i vetëdijshëm që njerëzit donin shumë që unë të vija këtu dhe, sinqerisht, kjo më motivoi shumë. Më bëri të doja të arrija sa më shpejt. Dhe në fund ndodhi. Është një përvojë e re fantastike. Jam ende i ri, ndaj kam nevojë të zbuloj gjëra të reja. Mendoj se ky është vendimi i duhur.

Tani do të takosh shokë të rinj skuadre dhe një trajner të ri…
Mezi pres t’i takoj të gjithë, sigurisht edhe trajnerin. Mendoj se do të jetë fantastike. E di çfarë pret ai dhe jam gati. Jam përballur me Enrique me Ukrainën, kur ishte trajner i Spanjës, dhe fituam 1-0. E pashë, është kaq energjik, e adhuroj. U dashurova me stilin e PSG, ndaj për mua është fantastike të jem këtu.

Dukesh shumë i qetë, në fushë dhe jashtë saj…
Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Gjithmonë duhet të punosh dhe të mendosh për çdo situatë të mundshme në fushë. Si futbollist duhet  të jesh i durueshëm dhe të punosh shumë.

Së shpejti do të njohësh “Parc des Princes” dhe tifozët e rinj…
Mezi po pres të debutoj dhe t’i njoh tifozët. PSG është një klub i madh dhe pres që të jetë e vështirë, por ndihem gati. Dua vetëm ta njoh skuadrën, t’i takoj të gjithë dhe të filloj të luaj.

The post Zabarnyi prezantohet te PSG: E pabesueshme, vij në klubin më të mirë në botë appeared first on Telesport.