Sacchi “ma*akron” Hojlund: Milani nuk është strehë për zëvendësues, por legjenda e futbollit

Arrigo Sacchi foli për Rasmus Hojlund, i cili duket se preferon të qëndrojë te Manchester United, jo të kthehet në Itali: “Le ta harrojnë këtë sulmues drejtuesit e Milanit dhe të fokusohen tek ata që kanë vërtet dëshirë ta veshin fanellën kuqezi. Milani dashurohet, nuk mund të jetë zgjedhje rezervë. Kërkesa kryesore për t’u bërë pjesë e tij? Besueshmëria. Pastaj vijnë të tjerat. Nëse nuk je i besueshëm, nëse nuk ke zjarr brenda, nëse nuk je gati të sakrifikohesh për klubin dhe shokët, më mirë qëndro në shtëpi”.

Fjalë shumë të forta nga Sacchi: “Nuk po flasim për Van Basten apo një nga sulmuesit më të mirë në Europë aktualisht. Ai është një lojtar i mirë, por jo më shumë. Kjo ndjekje për ta blerë më duket e ekzagjeruar, por duke qenë se mungojnë sulmuesit, e kuptoj dëshirën e drejtuesve të Milanit për ta siguruar një të tillë. Ama, duhet të ketë dëshirë të vijë në Itali dhe të mos bëjë kapriço…”

Për faktin që nuk po luan në Angli, Sachi thotë: “Nuk e kuptoj zgjedhjen e tij. Nëse të thërret Milani, duhet të bësh gati valixhet dhe të hipësh në avionin e parë për Malpensa. Milani është legjenda e futbollit. Unë do t’i çoja të gjithë lojtarët e rinj kuqezinj të shihnin sallën e trofeve për të kuptuar ku kanë ardhur. Ata duhet të jenë mirënjohës që janë marrë, jo e kundërta. Kuptohet, së pari vjen klubi, pastaj futbollisti. Sigurisht, edhe Manchester United është klub legjendar, por nga njëra anë ke një klub si Milani, që të ofron vend të sigurt, nga ana tjetër një që mundohet të të heqë qafe. Ti çfarë do zgjedhje?”

The post Sacchi “ma*akron” Hojlund: Milani nuk është strehë për zëvendësues, por legjenda e futbollit appeared first on Telesport.