Real Madrid merr ofertën 350 milionë euro për yllin e tyre, nuk është Vinicius Junior

“Defensa Central” raporton se Real Madrid ka marrë së fundmi një ofertë prej 350 milionë euro nga një klub i Arabisë Saudite për Kylian Mbappe.

Menjëherë ka ardhur përgjigjja e prerë e klubit madrilen që sigurisht ka qenë: JO. Por, refuzimi nuk vjen vetëm nga klubi. Vetë Kylian Mbappe nuk është i interesuar për t’u larguar nga Real Madrid dhe as që e ka marrë mundimin të dëgjojë ofertën e ardhur nga Arabia Saudite.

Emri i klubit arab që ka bërë këtë ofertë nuk bëhet i ditur, por kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë për shifra të tilla. Muajt e fundit është përmendur vazhdimisht një shifër e tillë, 300 milionë euro, për Vinicius Junior, por është refuzuar si nga klubi madrilen ashtu edhe nga vetë lojtari.

Nëse situata mes Vinicius Junior dhe klubit madrilen është e nderë dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit të yllit brazilian, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Mbappe. Francezi është lojtari kryesor i projektit të tanishëm të Real Madrid dhe as që mendohet largimi i tij, pavarësisht ofertave tunduese që mund të vijnë.

The post Real Madrid merr ofertën 350 milionë euro për yllin e tyre, nuk është Vinicius Junior appeared first on Telesport.