Dy motrat e Blerandos, ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 2, kanë zgjedhur të martohen në të njëjtën ditë, duke bërë kështu një festë të veçantë familjare që ka tërhequr vëmendjen e shumë personave.
Blerando ka ndarë me ndjekësit e tij emocionin për këtë ngjarje dhe ka uruar çiftet e reja.
“Dy motra në një ditë, dashuria dyfish. Urime për të dy nuset dhe dy vëllezërit e mi të rinj”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Kjo ngjarje rrallë herë ndodh dhe simbolizon lidhjen e fortë familjare dhe gëzimin e dyfishtë për familjen e Blerandos.
I njëjti u bë më i njohur për publikun në edicionin e dytë të Big Brother Kosova, teksa shkoi deri në finale.
Ai tërhoqi vëmendje me karakterin e veçantë dhe lojën që zhvilloi në atë reality shou.
Tani po vazhdon të jetë shumë i angazhuar në muzikë, projekte e koncerte. /Telegrafi/