Pasi nuk ia doli për transferimin e Benjamin Sesko, i cili zgjodhi Man. United, Newcastle ka humbur një tjetër objektiv për të forcuar sulmin këtë verë. Bëhet fjalë për Samu Aggehowa, sulmuesin e ri të Porto-s.
Pasi shënoi 27 gola sezonin e kaluar, 21-vjeçari Samu Aggehowa ka tërhequr vëmendjen e Newcastle, por sulmuesi nigerian është i vendosur të vazhdojë për momentin te Porto.
Sipas “Record”, Aggehowa është shprehur se nuk dëshiron të transferohet te Newcastle. Sulmuesi nuk është aspak i lëkundur nga ideja e një transferimi në Premier League dhe mbetet i përqendruar në ambiciet e klubit.
Porto, nga ana e saj, nuk e ka me nxitim ta shesë lojtarin, sidomos nëse nuk paguhet klauzola e vendosur për kartonin e tij që është 100 milionë euro.
E gjendur në këtë situatë ku ka marrë disa refuzime, Newcastle nuk do lejojë largimin e Alexander Isak gjatë kësaj vere.
The post “Nuk dua të shkoj aty”, Newcastle merr refuzimin e radhës nga sulmuesi i njohur appeared first on Telesport.