Dugolli takon zyrtarin e DASH-it, flasin për partneritetin Kosovë–SHBA

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Ilir Dugolli, priti në ambasadë Zëvendësdrejtorin e sapoemëruar të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe aktualisht Drejtor në Detyrë, Lyn Debevoise, transmeton KoaovaPoat.

“Ambasadori Dugolli e uroi z. Debevoise për detyrën e re dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat – nga dialogu politik dhe siguria, te zhvillimi ekonomik, shkëmbimet kulturore dhe arsimi”, njofton ambasada e Kosovës në SHBA .

Tutje në njoftim theksohet se të dyja palët nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit për promovimin e stabilitetit rajonal, vlerave demokratike dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, duke u mbështetur në miqësinë e qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

The post Dugolli takon zyrtarin e DASH-it, flasin për partneritetin Kosovë–SHBA appeared first on Kosovapost.net.