Në fillim të verës, Barcelona ishte pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh.
Megjithatë, marrëveshja nuk u finalizua dhe lojtari nënshkroi kontratë të re 10-vjeçare me Bilbaon. Barcelona nuk kishte në plan ta blinte pas refuzimit të tij një vit më parë, por ishte një sinjal nga agjenti i tij që nxiti interesin e ri të klubit.
Barça reagoi shpejt, por nuk arriti të përfundonte transferimin. Klauzola e lirimit e lojtarit tani është rritur ndjeshëm. Për ta transferuar në të ardhmen, Barcelona duhet të paguajë 90 milionë euro. Jo vetëm Barcelona, por edhe klube të tjera të interesuara.
The post Nico Williams ka një klauzolë të re! Zbulohet shifra e caktuar në kontratë appeared first on Telesport.