Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili, shkruan se produksioni i Jeta Xharrës është paguar mbi 2.2 milionë euro ndër vite nga RTK. Ndërkaq, ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjiim Kastrati, shkruan se znj.Xharra është paguar 28.000 euro në muaj nga RTK, e 2 milionë euro ndër vite.
Një debat i filluar rreth mos-emetimit të emisionit të prodhuar nga Jeta Xharra në RTK, nxjerr në pah edhe shifrën e përmendur nga figura kyçe të RTK-së, se autorja e emisionit, znj.Xharra, ka përfituar deri tani mbi 2 milionë euro nga RTK.
Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili, sot publikoi pjesë korrespodencash brenda RTKsë, për mundësinë e rikthimit të emisionit të prodhuar nga znj.Jeta Xharra, në RTK dhe veç tjerash, sipas tij – ‘të dhënat zyrtare thonë se ky subjekt ka përfituar mbi 2.2 milionë euro nga RTK’.
“Nga të dhënat zyrtare rezulton se në të kaluarën, ky subjekt ka përfituar mbi 2.2 milionë euro nga RTK përmes marrëveshjeve të dyshimta antiligjore madje edhe pa procedurave të rregullta të prokurimit publik”, njoftoi veç tjerash Halili.
Shkrimi i plotë i z.Arsim Halili, publikuar sot:
“U KALL LOJA” ME PARANË PUBLIKE
Deklaratë Publike
Shkelje e procedurave ligjore në pranimin e produksioneve të pavarura në RTK
Më 6 gusht 2025, kam pranuar në mënyrë të paqëllimshme një email që ishte dërguar në adresën time gabimisht. Pas shqyrtimit të tij, identifikova probleme serioze lidhur me mundësinë e shkeljes së Ligjit për RTK.
Emaili, i dërguar në kuadër të një strukture të brendshme të RTK-së, përmbante udhëzime të detajuara nga Udhëheqësja e Zyrës Ligjore në RTK, për ta favorizuar një subjekt privat ( produksion i jashtëm) duke e udhëzuar atë mbi mënyrën e përgatitjes së aplikimit dhe përmbajtjen e kërkesës për aplikim në RTK.
Kjo çështje nuk është diskutuar apo miratuar në asnjë mbledhje të menaxhmentit.
D.m.th është tentuar të kontrabandohej pa u diskutuar në forumin më të lartë vendimmarrës.
Sipas nenit 12 të Ligjit për RTK (Ligji Nr. 04/L-046), produksionet e pavarura pranohen vetëm përmes konkursit publik.
Në këtë rast nuk ka pasur konkurs, çka përbën shkelje të procedurave të ligjshme dhe të parimit të konkurrencës së hapur për projektet që financohen nga fondet publike ose përmes hapësirës publike me pagesë.
Për më tepër, në paragrafin 3 të këtij neni thuhet se “Për hir të racionalizimit ë shpenzimeve dhe ekonomizimit të punës, RTK-ja duhet tě angazhohet që me burimet e saj njerëzore dhe teknike, që ka në dispozicion, të mbulojë skemën programore me sa më shumë prodhime të producentëve dhe të punonjësve në institucion.”
Ky veprim është veçanërisht shqetësues në rrethanat kur RTK po përballet me sfida të mëdha financiare dhe punëtorët ende nuk i kanë marr pagat e muajit korrik.
Përgatitja e një kërkese të personalizuar për një subjekt të veçantë, pa hapur garë publike, dëmton integritetin institucional dhe besimin e publikut.
Edhe kompenzimi (pagesa) permes sekondave te marketingut pa një proces të hapur e konkurrues, është po ashtu i paligjshëm, pasi marketingu është e hyrë (para) që i mundësohet një subjekti të favorizuar.
Nga të dhënat zyrtare rezulton se në të kaluarën, ky subjekt ka përfituar mbi 2.2 milionë euro nga RTK përmes marrëveshjeve të dyshimta antiligjore madje edhe pa procedurave të rregullta të prokurimit publik.
Ftoj anëtarët aktualë të Borditl të RTK-së organet tjera mbikëqyrëse, Agjencinë kundër Korrupsionit, hetuesinë dhe Prokurorinë që të shqyrtojnë menjëherë këtë rast me elemente serioze korruptive, të verifikojnë procedurat dhe të garantojnë transparencën në çdo bashkëpunim të ardhshëm.
Ky reagim bazohet në fakte dhe dokumente të verifikueshme, të cilat janë të gatshme për t’u paraqitur tek çdo institucion kompetent.
Dua gjithashtu të bëj të ditur se disa ditë pasi kam pranuar këtë email, kumara i kësaj ngjizjeje korruptive së bashku me tygjarën mediale në Kosovë, në tentativë për ta konkretizuar marrëveshjen korruptive, janë bërë bashkë në përpjekje për ta njollosur publikisht emrin tim përmes disa postimeve në media sociale dhe platforma të tjera. Përgjigjen dhe sqarimet e plota rreth këtyre përpjekjeve do t’i trajtoj në mënyrë të detajuar në episodin e ardhshëm të komunikimit tim publik.
Qëndroj i përkushtuar për të mbrojtur integritetin tim personal dhe institucional dhe për t’u përballur me çdo akuzë apo keqkuptim me fakte dhe dokumente të plota.
Si Drejtor i Radio Kosovës, mbetem i përkushtuar për të garantuar ligjshmëri, transparencë dhe mbrojtje të interesit publik në çdo proces që përfshin transmetuesin publik.
Prishtinë, 11 gusht 2025
Arsim HALILI
Drejtor
Radio Kosova
Ndërkaq, ish-drejtori i përgjitshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, në një reagim të publikuar sot, thotë se znj.Xharra është paguar 28.000 euro në muaj nga RTK, në fillet e transmetimit të emisionit të saj në RTK
“…Jeta Xharra vazhdon me vujt pse nuk po mundet ma me vjele RTK-ne! 2 milion euro ja ka marre RTK-se, e ku me dite edhe sa tjera ja ka marre tjereve, per gazetari “profesionale!”
“…Ajo i ka pergjigjet pse nuk ju ka vazhdu kontrata! Emisionin me tapi se ka pase ne RTK, as trashegemi baba sja ka lan! Boll e ka kullote, ja ka marre 2 milion euro, bash per kurgja!”, shkruan Kastrati.
Shkrimi i plotë i Kastratit:
Jeta Xharra vazhdon me vujt pse nuk po mundet ma me vjele RTK-ne! 2 milion euro ja ka marre RTK-se, e ku me dite edhe sa tjera ja ka marre tjereve, per gazetari “profesionale!
Ne vitet e para ne RTK, ajo eshte pagu reth 28.000 euro ne muaj!
Ne fillim te mandatit tim si DGJ, me ka thire ne telefon e me ka dergu sms tu me lavdu per punen qe e bojsha!
Kur i perfundoje kontrata, i thash qe nuk muj me ta vazhdu veq hajt cysh ju ka vazhdu ne te kalumen! I tregova qe per debatin qe e ben ne studio nuk mundem me me ta vazhdu, sepse me ligj RTK debatet informative duhet me i ba vet, keshtu qe per emision hulumtues apliko ku duhet me apliko, dhe e vlereson komisioni! Ajo kembengulte qe me vazhdu debatin, pra mi thire 3 veta ne studio e me ba muhabet me ta! E ashtu i thash ska ma!
Po thiret ne ate se emisionin ja kam nale me porosi nga Devollet, per shkak se ajo e ka transmetu nje emision per ata! Nese ajo e ka nje deshmi ama veq nje deshmi te vogel, qe une e kam kontaktu me i thane pse e ke ba kete emision, ose dikush e ka thire ne emer temin per kete pune une ju kerkoje falje te gjitheve!
Ajo i ka pergjigjet pse nuk ju ka vazhdu kontrata! Emisionin me tapi se ka pase ne RTK, as trashegemi baba sja ka lan! Boll e ka kullote, ja ka marre 2 milion euro, bash per kurgja!
I kam thane hajde me rroge ne RTK, bonu pjese e RTK-se, edhe e bon debatin por ska pranu, ka deshte me i rru edhe do pare!
E nese tjeret se kan pase guximin me ja nale se jan tut qe po i shantazhon, une nuk i jam tute asaj e nuk i tutem as tash!
P.s. ne vazhdim me fakte ju tregoje se cilet politikan i ka qu msit per me vazhdu emisionin! Kerkesa ka pase edhe nga nje perfaqesi diplomatike ne Beograd!