PSG, plas xhelozia për “Topin e Artë”. Al Khelaifi bën tifo për Dembélé, por Hakimi nuk pranon: E meritoj unë

Nuk është ar, gjithçka që shkëlqen. Pas sezonit triumfues dhe fitimit të të parit Champions League, PSG-ja ka futur në listën e 30 kandidatë për “Topin e Artë” 2025 plot 9 lojtarë të saj. Një arritje e madhe, por që nuk ka sjellë vetëm buzëqeshje në dhomën e zhveshjes së Luis Enrique, pasi tashmë kanë dalë tensionet e para mes kandidatëve. Unifikimi fillestar për Dembélé është shpërbërë, pasi Hakimi u pozicionua duke deklaruar: “E meritoj edhe më shumë se një sulmues”. Një deklaratë që klubi parizien tentoi ta censuronte.

Ditët e fundit, mediat franceze raportuan se jo të gjithë lojtarët ishin të kënaqur me mbështetjen e presidentit Al Khelaifi për Dembélé. “Do të ishte problem i madh nëse nuk e fiton ai”, – tha presidenti, por në fillim të korrikut, kur lista e “France Football” nuk ishte publikuar ende, Al Khelaifi nuk e priste këtë valë kandidaturash. Përveç Dembélé, në garë janë edhe Donnarumma, Doué, Kvaratskhelia, Vitinha, Neves, Ruiz, Mendes dhe Hakimi, i cili shënoi 11 gola dhe dha 16 asiste në sezonin e kaluar.

Hakimi, në një intervistë për “Canal+”, e tha qartë: “Topi i Artë është një ëndërr që nuk e kisha menduar kurrë. Nëse kam mundësinë ta fitoj, mendoj se e meritoj. Kam bërë një sezon historik, pasi nuk ka shumë lojtarë që kanë shënuar në çerekfinal, gjysmëfinale dhe finale të Champions-it (Dembélé nuk e bëri këtë). Kjo arritje është edhe më e vështirë për një mbrojtës. Njerëzit mendojnë se jam sulmues ose mesfushor, por unë luaj në vijën e katërt dhe duhet të mendoj për mbrojtjen. Statistikat e mia nuk janë ato të një mbrojtësi normal. Mendoj se kur një mbrojtës arrin këto gjëra, e meriton Topin e Artë edhe më shumë se një sulmues”.

Sipas “L’Equipe”, departamenti i shtypit i PSG-së tentoi ta censuronte këtë pjesë të intervistës, por Hakimi u kundërvu duke u atashuar me të drejtë në garën për “Topin e Artë”. Ndërkohë, Dembélé nuk është shprehur publikisht dhe as nuk është përfshirë në lobim për veten, i bindur se gjithçka vendoset në fushë. Donnarumma, përmes rrjeteve sociale, i kujtoi në mënyrë të koduar klubit dhe rivalit të ri, Chevalier, të blerë për ta zëvendësuar, se ai është portieri i vetëm kandidat për “Topin e Artë”. Për agjentin e tij, Vincenzo Raiola, Donnarumma e meriton shumë çmimin, siç tha në korrik për “Gazzetta dello Sport”: “Dembélé bëri shumë me golat e tij, por pa pritjet e Gianluigi kundër Liverpool, Aston Villa dhe Arsenal, PSG-ja nuk do ta fitonte Champions-in”.

Për momentin, vetëm Vitinha, në një intervistë tjetër, u shpreh i nderuar që është kandidat, duke theksuar se Dembélé e meriton më shumë se të gjithë. Një deklaratë në frymën e klubit, në linjë me fjalët e Al Khelaifi që më 6 gusht, ditën e rifillimit të sezonit, pasi u informua për intervistën e Hakimit disa ditë më parë, iu drejtua skuadrës duke kujtuar se të gjithë e meritojnë “Topin e Artë”. Një mënyrë për të qetësuar situatën. Tani mbetet për t’u parë se si PSG-ja do ta promovojë kandidaturën e favorizuar të Dembélé në javët në vijim, pa irrituar shokët e tjerë të skuadrës dhe pa prishur atë unitet grupi që solli fitimin e kampionatit, Kupës dhe Champions-it.

The post PSG, plas xhelozia për “Topin e Artë”. Al Khelaifi bën tifo për Dembélé, por Hakimi nuk pranon: E meritoj unë appeared first on Telesport.