Gërvalla u mburr me dy njohje, Krasniqi: Asnjëra nuk ka ardhur si rezultat i kësaj qeverie

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, i ka reaguar ministres së Jashtme në Detyrë, Donika Gërvalla pasi ajo sot u lavdërua se gjatë kohës sa ka qenë ministre , Kosova i ka pasur dy njohje ndërkombëtare.

Krasniqi ka thënë se Gërvalla është mburrur me njohjes që nuk kanë ardhur si rezultat i punës së saj.

Sipas Krasniqit, poziconi ndërkombëtar i Kosovës është më i keqi ndonjëherë meqë Kosova është nën sanksione nga partnerët perëndimorë, marrdhëniet me aleatët i ka të acarara dhe nuk është bërë asnjë hap drejt integrimit ndërkombëtar.

“Ministrja Gërvalla sot mburret me “dy njohje” gjatë kësaj qeverisjeje. Por e vërteta është e thjeshtë: asnjëra prej tyre nuk ka ardhur si rezultat i punës së kësaj qeverie.”,. ka shkruar Krasniqi.

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, në konferencën e tetë të ambasadorëve ka folur në superlativ për qeverisjen katër vjeçare të Qeverisë Kurti II, ku ka shërbyer si Ministre e Jashtme, duke thënë se gjatë kësaj kohe është “forcuar pozicioni ndërkombëtar” i Kosovës. Ajo tha se gjatë vitit, Kosova ka arritur dy njohje të reja dhe është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, duke forcuar pozicionin e saj global./gazetametro/