Trump kërkon që personat pa strehë të largohen ‘menjëherë’ nga Uashingtoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që personat pa strehë të largohen menjëherë nga Uashington DC, duke premtuar se do të luftojë krimin në kryeqytet.

Ai tha se do t’u sigurojë vende për të qëndruar, por “larg kryeqytetit”, ndërsa kriminelët do të përfundojnë në burg.

Kryetarja e qytetit, Muriel Bowser, e kundërshtoi krahasimin e kryeqytetit me Baghdad, duke thënë se krimi nuk ka rritje të papritur dhe se nivelet e dhunës kanë rënë në 30 vitet e fundit.

Trump ka dërguar forca federale në rrugët e qytetit për të ndalur krimin, pas një rritjeje të incidenteve si tentimi i grabitjes së një të riu, raporton BBC.

Sipas organizatave lokale, në qytet ka rreth 3,782 persona pa strehë, prej tyre rreth 800 jetojnë në rrugë.

Washington DC është një distrikt federal dhe Trump ka kontroll mbi tokën dhe ndërtesat federale, por për të marrë kontroll më të gjerë mbi policinë lokale do të duhet miratimi i Kongresit.

The post Trump kërkon që personat pa strehë të largohen ‘menjëherë’ nga Uashingtoni appeared first on Kosovapost.net.