Donnarumma si “gomë rezervë”? Mesazh i koduar për PSG-në, foto familjare me “numri 1”

Ndërsa PSG e ka siguruar tashmë transferimin e Chevalier, që pritet të jetë titullar qysh në Superkupën e Europës, Gianluigi Donnarumma duket sikur ka dashur t’i dërgojë një mesazh klubit dhe trajnerit Luis Enrique.

Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, kapiteni i kombëtares italiane shfaqet me të fejuarën Alessia Elefante dhe djalin e tyre Leo, përpara një ëmbëlsire, ku mbi pjatë shkruhet “Numero 1”.

Një detaj që duket si kujtesë për rolin e tij kyç në sukseset e sezonit të kaluar, nga Ligue 1 te paraqitjet në Champions League. Pra, “gardiani” italian e dërgon në këtë mënyrë mesazhin e tij në “Parce des Princes”, se e konsideron veten “numri 1”.

Mund të jetë një imazh i ‎2 persona, foshnjë dhe ‎teksti që thotë "‎WWE ح Numoro Numovo1 1‎"‎‎

The post Donnarumma si “gomë rezervë”? Mesazh i koduar për PSG-në, foto familjare me “numri 1” appeared first on Telesport.