Igli Tare “pa frena”, siguron shërbimet e De Winter. Belgu drejt Milanit për 20+5 milionë euro

Gjithçka e mbyllur për transferimin e De Winter nga Genoa te Milani. Kuqezinjtë kanë realizuar një tratativë të shpejtë, me drejtorin Igli Tare që, pas shitjes së Thiaw, u hodh menjëherë te mbrojtësi belg i “Grifone”. Marrëveshja është arritur për 20 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse.

Nga kjo shumë, rreth 15% do t’i kalojë Juventusit për shkak të marrëveshjes së vitit 2023, kur bardhezinjtë ia shitën lojtarin në fjalë Genoa-s. Vizitat mjekësore dhe firma janë parashikuar në fillim të javës, me objektivin që lojtari të jetë i gatshëm që në ndeshjen e Kupës së Italisë. Për De Winter, kontrata do të jetë 1.5 milionë euro në sezon.

Pasi u mbyll marrëveshja për De Winter, drejtori Tare tani mund të përshpejtojë negociatat për Zachary Athekame. Mbrojtësi i djathtë i Young Boys ka qenë i qartë me klubin zviceran; do vetëm Milanin.

Negociatat midis klubeve janë drejt përfundimit dhe lojtari i lindur në vitin 2004 pritet në ditët në vijim në Milano për vizitat mjekësore. Ai mund të debutojë menjëherë në Kupën e Italisë, më 17 gusht ndaj Barit.

Operacioni është vlerësuar në 10.5 milionë euro, bonuset e përfshira. Allegri do të ketë në dispozicion një lojtar polivalent, të aftë të luajë si mbrojtës i djathtë në mbrojtje me katër, por edhe si mesfushor krahu. Pikërisht është “xholi” që i duhej.

The post Igli Tare “pa frena”, siguron shërbimet e De Winter. Belgu drejt Milanit për 20+5 milionë euro appeared first on Telesport.