Ausilio: Blerjet për të cilat jam krenar dhe gabimi me Kvara. Për Jasharin më qortoi djali im…

Nga goditjet për të cilat ndihet më krenar gjatë karrierës së tij të gjatë: “Kovacic dhe Brozovic, që i zgjodhëm me Branca. Pastaj Onana, i marrë falas dhe i shitur për 55 milionë euro pas një viti. Më tej Lautaro, Bisseck, Thuram…” Deri te gabimi më i madh. Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, rrëfehet.

“Me Kvaratskhelia nuk kam gabuar vetëm unë, ia kishin ofruar shumë klubeve të mëdha në Itali. Vetëm se ne luanim me 3-5-2 dhe ai është lojtar për 4-3-3, prandaj nuk e morëm”, – thotë ai për “Gazzetta dello Sport”.

Pastaj, kujton edhe operacionin më të ndërlikuar të merkatos, sepse prekte sferën personale të lojtarit: “Ishte një periudhë shumë e vështirë, mezi po paguanim rrogat. Kur ishim gati për të firmosur, më telefonon një avokat shumë i njohur për çështje divorci: Lojtari nuk mund të niset, gruaja kërkon ndarjen, kemi kërkuar tërheqjen e pasaportës. I mbylla në një dhomë derisa e zgjidhën mosmarrëveshjen familjare. U morën vesh për divorcin dhe për transferimin e lojtarit”.

Duke u kthyer tek aktualiteti, vjen edhe qortimi nga djali i tij, Niccolò: “Kur Jashari shkoi te Milani, më qortoi. Më tha: ‘Ta kam rekomanduar kur ishte te Lucerna, e le të të ikë’. Është e vërtetë, por nuk mund t’i marrim të gjithë lojtarët e mirë ne”.

 

The post Ausilio: Blerjet për të cilat jam krenar dhe gabimi me Kvara. Për Jasharin më qortoi djali im… appeared first on Telesport.