Pasi u shpreh mbi çështjen Gianluigi Donnarumma, Sebastien Frey analizoi në mikrofonat e “Sky Sport” Interin e ri të drejtuar nga Cristian Chivu. Ish-portieri francez dha përshtypje pozitive për punën e trajnerit rumun: “Sinqerisht, ky Inter nuk më duket aspak keq, për mua Chivu po bën një punë të mirë. Është një pasionant i madh, mendoj se idetë e tij ia ka përcjellë grupit dhe skuadra po e ndjek mirë”.
Frey theksoi se skuadra duket më e gjallë krahasuar me sezonin e kaluar: “Të them që Interi do të jetë po aq i fortë sa në vitet e fundit, nuk e di, por e shoh pak më të freskët. Nga ajo pak që kam parë, kam vënë re gjëra të mira. Në këmbë ende është lodhja e sezonit të kaluar; duhet të rikuperohen mirë për t’u gjetur të freskët në kampionat. Të rinjtë duhet të përshtaten shpejt. Megjithatë shoh gjëra të mira, mund të jetë një Inter i këndshëm për t’u parë”.
Nuk mungoi një koment mbi mundësinë e afrimit të Ademola Lookman, sulmuesit të Atalantës, që ndodhet në qendër të një tratative të ndërlikuar: “Shpresa vdes e fundit, për Interin do të ishte goditje e madhe. Më vjen keq për mënyrën si po zhvillohet çështja me Atalantën, ai gjithsesi duhet të jetë mirënjohës ndaj klubit. Pastaj nuk e di si ka shkuar saktësisht, por mua do të më pëlqente shumë ta shihja tek Interi”.
The post “Me Chivu në stol e shoh Interin më të freskët, Lookman do të ishte goditje e madhe” appeared first on Telesport.










