Duke folur për mikrofonat e “Sky Sport”, mesfushori belg i Milanit, Alexis Saelemaekers, komentoi edhe mundësinë e garimit për titullin kampion nga kuqezinjtë: “Nuk mendojmë për titullin kampion tani, duam të jemi një grup i bashkuar. Pastaj, çfarë do të ndodhë, nuk e dimë. Do të japim gjithçka dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”.
Për Milanin ka ardhur një humbje e thellë. 4-1 ishte rezultati final ndaj Chelsea, me kuqezinjtë që luajtën me 10 lojtarë për më shumë se një orë, pas kartonit të kuq të Coubis.
“E kemi mbyllur një muaj përgatitjesh pa dëmtime dhe nga e marta do të mund të përgatitemi në mënyrën më të mirë për Kupën e Italisë. Paradoksalisht, me 10 lojtarë luajtëm më mirë, ishim më të rregullt.
Mund të ishim më të kujdesshëm, janë gjëra që do t’i rregullojmë. Do të duhet të kemi vëmendje ndryshe, sepse të dielën kemi një ndeshje vendimtare. Tani duhet të punojmë me qetësi totale”, – ishte komenti i trajnerit kuqezi, Massimiliano Allegri.
The post Saelemaekers: Nuk mendojmë për titullin kampion. Do të japim gjithçka, pastaj të shohim appeared first on Telesport.