Robin Krasniqi uron partneren për ditëlindje: Falënderimi i takon Zotit që të zgjodhi ty të jesh gruaja ime

Modelja e njohur shqiptare, Marigona Krasniqi, feston ditën e sotme (e diel) ditëlindjen.

Ajo me këtë rast ka marrë urime të shumta e një të veçantë nga partneri i saj, boksieri Robin Krasniqi.

Ai zgjodhi fjalët më të ndjera për bashkëshorten, duke e falënderuar për të gjitha.

 

I uron po ashtu jetë të gjatë e të shëndetshme, duke e vlerësuar për çdo moment që i ka qëndruar pranë.

Të gjitha lajmet nga Robin Krasniqi

Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Robin Krasniqi

Postimi i plotë i Krasniqit (pa ndërhyrje):

“Urime, gruaja ime, ditëlindjen!

Falënderimi i takon Zotit që të zgjodhi ty të jesh gruaja ime dhe nëna e fëmijëve tanë.

Faleminderit për gjithçka që ke bërë dhe vazhdon të bësh për mua.

Faleminderit për çdo mirëkuptim dhe çdo mbështetje që më ke dhënë.

Mirësia jote dhe shpirti yt i bardhë më bëjnë mua burrin dhe babanë më të lumtur në botë.

Uroj që të kem pranë deri në frymën time të fundit.

E lusim Allahun të të dhurojë jetë të gjatë, plot shëndet dhe lumturi të pafund pranë nesh.

Të duam shumë, dashuria ime”. /Telegrafi/