Miftaraj për Albulena Haxhiun: Pasi e shkatërroi Drejtësinë për 4 vjet, doli e sulmoi Kushtetuesën në emër të patriotizmit

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar për ngjarjet e sotme që kanë ndodhur në vend, përfshirë edhe konferencën e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në të cilën ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese për gjyqtarin Laban.

Miftaraj thotë se pasi Haxhiu e shkatërroi sistemin e Drejtësisë për katër vite, tashmë e sulmon Kushtetuesën në emër të patriotizmit.

Postimi i plotë:

Shteti i Kosovës në pesë vitet e fundit udhëhiqet nga zyrtar jo kompetent. Ka mungesë të theksuar te integritetit, profesionalizmit, përvojës dhe ekspertizes.

Fatkeqësisht, per te marr pozita dhe pergjegjesi nen udheheqjen e Albin Kurtit, kushtet kryesore i plotesojne ish zyrtaret e deshtuar qe kane qene zyrtare te deshtuar/korruptuar te PDK ose LDK. Ose nese je person i deshmuar ne servilosje ndaj Albin Kurtit ose LVV.

Ne nje dite pushimi, dite e diele shteti deshton dhe tre qytetare vriten ne mes dite. Ne te njejten dite nje deputete qe per 4 vite e shkaterroi sistemin e drejtesise si ministre e drejtesise del dhe ben filma duke cenuar Gjykaten Kushtetuese ne emer te patriotizmit.

Patriotizmi ne kohe paqe deshmohet sa e respekton shtetin, sa e respekton dhe zbaton Kushtetuten dhe ligjin, sa I respekton institucionet e pavarura.

Presidentja dhe deputetja Haxhiu ne sinkron dhe koordinim te plotes “patriotizmin” e tyre e deshmuan ndaj Gjykates Kushtetuese.