“Ai ka një zemër të madhe”, Aubameyang rikthehet me dy gola te Marseille dhe merr lëvdata nga shokët e skuadrës

Pas një sezoni të kaluar në Arabinë Saudite me Al-Qadsiah, Pierre-Emerick Aubameyang është rikthyer sërish te Marseille. Sulmuesi nga Gabon shkëlqeu në sezonin 2023-2024 me klubin marsejez duke shënuar 30 gola dhe dha 11 asiste në të gjitha kompeticionet.

Marseille fitoi dje 3-1 ndaj Aston Villa në një miqësore mes tyre dhe Aubameyang i futur në fushë në pjesën e dytë, shënoi dy gola. Pas dy golave të shënuar kundër Aston Villas, Pierre-Emerick Aubameyang mori lëvdata të larta nga shoku i skuadrës, mesfushori difensiv Geoffrey Kondogbia.

“Çfarë sjell ai? Mendoj se kjo është një pyetje e lehtë për t’u përgjigjur, ju tashmë e dini. Para së gjithash, ai është dikush që jep gjithçka për shokët e tij të ekipit. Ai ka një zemër të madhe. Përpara se të jetë lojtari që është, ai është një person vërtet i mirë. Dhe sigurisht, në fushë, ai sjell gjithë klasin e tij dhe të gjitha golat e tij. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe shpresoj që të vazhdojë kështu, ashtu siç bëri gjatë periudhës së tij të parë”, tha Kondogbia.

The post “Ai ka një zemër të madhe”, Aubameyang rikthehet me dy gola te Marseille dhe merr lëvdata nga shokët e skuadrës appeared first on Telesport.