Chelsea ka mposhtur 4-1 Milanin në miqësoren e luajtur në “Stmaford Bridge”. Chelsea e nisi takimin me këtë formacion titullar: Sanchez; James, Chalobah, Tosin, Cucurella; Caicedo, Enzo, Palmer; Gittens, Joao Pedro, Neto.
Milan e nisi me këtë formacion titullar: Maignan; Terracciano, Coubis, Tomori, Bartesaghi; Musah, Ricci, Fofana; Saelemaekers, Loftus-Cheek; Leao.
“Blutë” e drejtuar nga Enzo Maresca e gjetën në avantazhin e dy golave, shumë shpejt. Në minutën e 5-të, një top i krosuar në zonë nga Reece James përfundon në rrjetë pas përplasjes me mbrojtësin e Milanit, Andrei Coubis.
Pas 3 minutash, Joao Pedro shënon golin e dytë për të zotët e shtëpisë, pas krosimit perfekt nga Pedro Neto dhe finalizimit me kokë nga sulmuesi brazilian. Në minutën e 19-të, Milan mbetet me 10 lojtarë, pasi Andrei Coubis, pengon Joao Pedro-n, i cili ishte lojtari i fundit në aksion.
Një ndeshje për t’u harruar e gjitha për mbrojtësin rumun të ardhur nga ekipi i të rinjve. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për londinezët.
Në fillim të pjesës së dytë, u fut në fushë Luka Modric, duke debutuar kështu për kuqezinjtë. Në minutën e 67-të, Liam Delap shënon golin e tretë, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Tre minuta më pas, kuqezinjtë ngushtuan shifrat, duke gjetur golin pas një aksioni të bukur, të finalizuar nga Youssouf Fofana.
Në fund të kohës së rregullt, ishte sërish Liam Delap që shënoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren 4-1 të Chelsea-s.
The post Modric debuton me humbje, Chelsea nuk e “llogarit” Milanin dhe fiton pastër miqësoren (video) appeared first on Telesport.