Harry Kane është rikthyer në radarin e Barcelonës, por për merkaton e verës së ardhshme. Sulmuesi anglez, aktualisht lojtar i Bayern Munich, ka një klauzolë të veçantë lirimi që mund t’i lejojë atij të largohet nga klubi bavarez në verën e vitit 2026, edhe pse kontrata i skadon në verën e vitit 2027. Ky detaj kontraktual nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Barcelonës. Mundësia e nënshkrimit të njërit prej sulmuesve më vendimtarë në futbollin evropian po gjeneron emocione te katalanasit, megjithëse ka ende një sezon tjetër për të kaluar para se ky opsion të aktivizohet.
Në rrethin e lojtarit, klauzola e lirimit të vitit 2026 shihet si një mundësi për të marrë në konsideratë sfida të reja, duke ditur se Bayern Munich po përjeton një periudhë më pak konkurruese ose nëse lojtari dëshiron të provojë fatin e tij në një ligë tjetër të nivelit të lartë. Për Barcelonën, mundësia e sigurimit të një sulmuesi me përvojën dhe cilësinë e Harry Kane, do të ishte një lëvizje surprizuese në treg, megjithëse do të kërkonte planifikim të kujdesshëm financiar për të mbuluar pagën e tij dhe një bonus të mundshëm nënshkrimi.
Drejtuesit e klubit katalanas duan të përsërisin me Kane të njëjtën sukses që arritën me transferimin e Robert Lewandowski po nga Bayern Munich. Kujtojmë se verën tjetër, Harry Kane do të jetë 33 vjeç, pikërisht aq sa ishte sulmuesi polak, Lewandowski, kur u transferua para tre vitesh te Barcelona.
The post Harry Kane do të transferohet te Barcelona verën e vitit 2026? Ja prapaskena e çuditshme appeared first on Telesport.