Aksidenti në Pejë, vdes i lënduari që po trajtohej jashtë vendit

Ka vdekur një person në Pejë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur me 16 korrik.

Siç bën të ditur raporti 24-orësh i policisë, viktima po trajtohej jashtë shtetit.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.