Pas transferimit të Alexander Arnold (lojtar i lirë), Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid duket se është afër të bëjë një tjetër goditje të bujshme.
Mediat spanjolle po raportojnë orët e fundit se drejtuesit e klubit madrilen kanë dhënë dritën jeshile për të paguar kluazolën e Rodrigo Mora. 18-vjeçari i Porto-s, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, duket se do të jetë lojtari më i ri i Real Madridit.
Porto e vlerëson 70 milionë euro dhe pikërisht “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij. Megjithatë, marrëveshja parashikon që Rodrigo Mora të mbetet i huazuar te Porto për një sezon tjetër, duke i lejuar atij të vazhdojë të zhvillohet në një mjedis të njohur ku ai tashmë ka demonstruar performancë të lartë.
Edhe pse Real Madridi nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare që konfirmon marrëveshjen, burime të brendshme në klub sigurojnë se negociatat janë shumë të avancuara dhe se pagesa e klauzolës së lirimit të Rodrigo Morës është vetëm çështje kohe.
The post E BUJSHME: Real Madrid do paguajë klauzolën e 18-vjeçarit, i cili po “çmend” gjithë klubet e mëdha appeared first on Telesport.










