Milan ngec në barazim ndaj Leeds, fitojnë dy ekipet e tjera të Serie A (video)

Janë luajtur pasditen e sotme 3 miqësore mes ekipeve të Premier League dhe atyre të Serie A. Në miqësoren e luajtur në Dublin mes Leeds dhe Milan, dy ekipet u mjaftuan me barazimin 1:1.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Max Allegri e nisën më këtë formacion zyrtar: Terracciano(G), Magni, Gabbia(C), Pavlovic, Estupinan, Musah, Sala, Jashari, Chukwueze, Okafor, Gimenez.

Goli i parë i takimit u shënua nga Santiago Gimenez në minutën e 30-të. Meksikani shënoi pas një aksioni të gjatë të kuqezinjve, të finalizuar në mënyrën e duhur. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për kuqezinjtë. SHIKOGOLINEGIMENEZ

Në minutën e 67-të, Leeds barazoi shifrat me golin e bukur të Anton Stach. Mesfushori dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Rezultati përfundimtar 1:1. SHIKOGOLINESTACH

Vlen për t’u përmendur edhe debutimi i Ardon Jasharit me fanellën e kuqezinjve, por mesfushori me origjinë shqiptare nuk arriti të linte gjurmë në ndeshjen e parë me Milan.

Në dy sfidat e tjera, Lazio fitoi 0-1 ndaj Burnley, ndërsa Roma fitoi 0-1 ndaj Everton, me golin e Matias Soule. SHIKOGOLINESOULE

The post Milan ngec në barazim ndaj Leeds, fitojnë dy ekipet e tjera të Serie A (video) appeared first on Telesport.