Drita s’qëndron deri në fund, mposhtet me përmbysje nga Steaua

Steaua Bucuresti e ka mposhtur me përmbysje Dritën me rezultat 3:2 në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Europa League.

“Intelektualët” e nisën mjaftë mirë ndeshjen, ku kaluan në epërsi që në minutën e shtatë me anë të Tushës.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Dritës, ndërsa ajo u dyfishua në minutën e 50-të të ballafaqimit, njofton kk.

Por, Steua e ngushtoi epërsinë në minutën e 64-të me anë të Birligeas, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë shifrat u barazuan pas golit të Graovacit.

E, golin e fitores, Steaua e shënoi në minutën e 94-të të duelit ku Rron Broja shkaktoi ndërhyrje të palejueshme brenda zonës, ndërsa Birligea u tregua i saktë nga penalltia për golin e fitores.

Ndeshja e kthimit do të luhet në “Fadil Vokrri” më 14 gusht, ku Dritës i nevojitet një fitore me dy gola për të kaluar në rrethin e fundit kualifikues të Europa League.

The post Drita s’qëndron deri në fund, mposhtet me përmbysje nga Steaua appeared first on Kosovapost.net.