Egnatia ka marrë një barazim me peshë në Slloveni kundër Olimpia Ljubljana në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League.
Pas një pjese të parë shumë të mirë nga skuadra e Edlir Tetovës, emocionet më të mëdha të ndeshjes kanë ardhur në pjesën e dytë.
Arbitri skocez Beaton ka akorduar një penallti të dyshimtë në minutën e 68-të, por që është gabuar nga Tam.
Penalltia e humbur nga Ljubljana – Video
Në minutat e fundit të takimit, gjyqtari ka akorduar një tjetër penallti, por që është anuluar pas ndërhyrjes së VAR.
Egnatia e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Fangaj.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet 14 gushtine ardhshëm.
The post Gafa dhe VAR shpëtojnë Egnatian, rrogozhinasit barazojnë me 10 lojtarë (Video) appeared first on Telesport.