“Baggio dhe Pirlo idhujt e mi”, Jashari: Numri? E kam zgjedhur edhe për Messi-n

Ardon Jashari ka dhënë intervistën e tij të parë si milanist për kanalet zyrtare të klubit.

Mesfushori zviceran, subjekt i një telenovele të gjatë verore, foli për atë që do të thotë të luash për Milan-in:

“Që kur dëgjova për interesin e tyre, isha krenar për projektin që po më ofronin. Pasi vendosa se doja të shkoja te Milan, nuk kishte kthim pas: është një ëndërr fëmijërie dhe shumë nga familja dhe miqtë e mi ma kujtuan. Tani është realitet”.

– A ka ndonjë lojtar të Milan-it që ka qenë një model për ju?

“E lehtë: Roberto Baggio dhe Andrea Pirlo. Më pëlqeu shumë mënyra se si luajtën; ishin teknikisht të fortë, krijues në pasimin e fundit. Kjo është ajo që përpiqem të bëj”.

– Çfarë do të thotë të luash me Luka Modric?

“Është fantastike. Udhëtimi im fillon përkrah një lojtari kaq të pabesueshëm, i cili ka fituar kaq shumë. Ai vetëm mund të më ndihmojë; dua të mësoj gjithçka prej tij dhe të dëgjoj të gjitha mësimet e tij, brenda dhe jashtë fushës”.

– A lidhet zgjedhja e numrit 30 vetëm me datën tuaj të lindjes?

“Fillova me këtë numër në Zvicër. E zgjodha sepse gjithmonë e kam dashur Messi-n, i cili filloi me këtë numër. Më ndihmoi shumë, si në Zvicër ashtu edhe në Belgjikë. Shpresoj ta bëj një numër historik”.

The post “Baggio dhe Pirlo idhujt e mi”, Jashari: Numri? E kam zgjedhur edhe për Messi-n appeared first on Telesport.