Ka përfunduar protesta e organizuar nga OVL-UÇK, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës dhe organizatat e dala nga lufta. Protesta kishte qëllim kundër mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, në protestën e sotme në Prishtinë, tha se Kosova nuk është kompromis dhe se është shtet sovran.
“Sot ne e themi qartë, drejtësia nuk duhet të vonohet, ajo duhet të bëhet pa asnjë vonesë, pa paragjykime dhe për sakrificat e atyre që u ngritën për liri,” tha ajo.
Ajo tha se drejtësia e vonuar, është drejtësi e vonuar’’.‘‘Drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar. Ky s’është parullë, është realitet i dhimbshëm me të cilin ju përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet të ketë legjitimitet. Në vitin 2020 udhëheqësit tuaj të kohës së luftës shkuan vullnetarisht në Hagë duke besuar si ju që drejtësia do të zbatohej shpejt dhe në mënyrë të drejt. Ata u siguruan që ky proces do të ishte transparent dhe i paanshëm. Dhe megjithatë ja ku jemi, 5 vjet me vonë ata janë ende në paraburgim, dhe ende nuk ka një vendim gjyqësor. Besimi i tyre në një drejtësi të shpejtë është thyer nga realitet i vonesave, dënimeve të ashpra dhe shkallës, dispropercionale të shpalljeve fajtor ’’, ka thënë ajo.
Njëri ndër ish-themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, tha se kombi ynë historikisht ka qenë i bashkuar kur i është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti.
“UÇK-ja është e përmbajtur në ligjet e luftës. Është e përkushtuar për mbrojtjen e komuniteteve nga gjenocidi, qëllimi i UÇK-së ka qenë çlirimtar,” tha ai. Ahmeti vlerësoi se ish-krerët e luftës po mbahen padrejtësisht në Hagë.
The post Përfundon protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Kosovapost.net.