Pse PSG nuk ka zhvilluar asnjë miqësore: misioni i pamundur i Luis Enrique

Në kalendarin e verës të PSG nuk ka asnjë miqësore.

Gjithçka është ndalur më 13 korrik, ditën e finales së Botërorit për Klube të humbur kundër Chelsea-t dhe ekipi do të kthehet në fushë më 13 gusht për Superkupën e Europës kundër Tottenham, që do të zhvillohet në Udine.

Në mes vetëm pushim, duke parë se përgatitjet e skuadrës së Luis Enrique kanë filluar më 6 gusht dhe do të zgjasë vetëm një javë.

Është misioni i pamundur i trajnerit spanjoll që do ta përgatisë skuadrën për të luajtur për trofeun e parë të sezonit me vetëm shtatë ditë stërvitje në këmbë, ndryshe nga sa kanë bërë të gjitha skuadrat e tjera në Europë.

Parisieenët nuk kanë zhvilluar miqësore dhe nuk do të zhvillojnë as para fillimit të kampionatit francez më 17 gusht.

Një kalendar kaq i ngjeshur kërkon një organizim të menduar mirë, por jo gjithmonë ekziston koha e mjaftueshme për ta vënë në praktikë.

Lojtarët e PSG-së kanë pasur disa javë pushime dhe vetëm më 6 gusht janë kthyer në stërvitje, por kanë pak ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen kundër Tottenham, për Superkupën e Europës.

Nuk ka ekzistuar mundësia që grumbullimi të fillonte me herët (madje është shtyrë me dy ditë) sepse të gjithë lojtarët kishin nevojë fizioligjike për të pushuar.

Është një zgjedhje e veçantë, duke parë se edhe Chelsea ka zgjedhur të organizojë miqësore kundër Bayer Leverkusen dhe Milan para fillimit të Premier League, duke hequr dorë nga turi i zakonshëm nëpër botë.

Për këtë arsye, PSG do të jetë klubi i vetëm i madh në botë që do ta nisë sezonin e ri pa zhvilluar asnjë miqësore gjatë verës dhe me një përgatitje fizike shumë të reduktuar.

Superkupa e Europës po afron dhe do të jetë një garë kundër kohës për Luis Enrique, i cili do të ketë shumë pak kohë në dispozicion për të punuar me skuadrën dhe do të përballet me një mision shumë të vështirë për t’u kthyer te fitorja pas humbjes kundër Chelsea-t.

The post Pse PSG nuk ka zhvilluar asnjë miqësore: misioni i pamundur i Luis Enrique appeared first on Telesport.