Skuadra serbe, Crvena Zvezda i ka falënderuar tifozët e klubit polak, Lech Poznanit, që në ndeshjen për zhvilluar të mërkurën mbrëma në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve shpalosën në stadium një baner të madh me shkrimin “Kosova është Serbi”.
Lech Poznan ishte nikoqir i Crvena Zvezdas në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, e cila përfundoi me rezultat 3-1 në favor të mysafirëve.
Megjithatë, ajo që ra në sy ishte një skandal i madh i prodhuar nga tifozët vendas të Lech Poznan, të cilët gjatë ndeshjes shpalosën një baner të madh me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Skandali i thellua edhe më shumë pas përfundimit të ndeshjes, ku pjesë e saj u bë edhe faqja zyrtare apo vet klubi i Crvena Zvezdas.
Pas përfundimit të ndeshjes, faqja zyrtare e klubit serb publikoi fotografinë e banerit dhe shkroi “Faleminderit” në gjuhën polake (“Dziękujemy”), duke falënderuar publikisht tifozët e Lech Poznanit për këtë mesazh politik.
Kjo nuk është hera e parë që tifozët polakë bëjnë diçka të tillë, pasi shumë tifo-grupe janë të vëllazëruara me ato serbe, teksa së bashku mbështesin agjenda kundër çështjes së Kosovës.
Për këto skandale, UEFA vazhdimisht ka shqiptuar gjoba dhe ndëshkime ndaj klubeve apo federatave për incidente të ngjashme dhe diçka e ngjashme pritet të ndodh edhe pas këtij të fundit.
The post Skandal në Ligën e Kampionëve: Tifozët e Lech Poznan shfaqin banerin “Kosova është Serbi” appeared first on Kosovapost.net.