Nga sot hyjnë në fuqi tarifat e reja të SHBA-së ndaj një pjese të madhe të botës, ndërsa nga mediat raportohet se edhe Kosova bën pjesë në këtë listë.
Mallrat kosovare të eksportuara në Shtetet e Bashkuara nga e enjtja do të ballafaqohen me taksë prej 10 për qind, po aq sa mallrat nga Koreja e Veriut.
Televizioni BBC e ka publikuar listën e plotë të shteteve të cilat do të ngarkohen me taksa. Prej vendeve më të goditura është Brazili. Shumica e mallrave braziliane do të ballafaqohen me taksë prej 50 për qind.
India gjithashtu përballet me taksë prej 50 për qind, që pritet të hyjë në fuqi nga 27 gushti. ShBA-ja ka thënë se kjo masë është për shkak të blerjes së naftës ruse nga India, duke e financuar praktikisht luftën e Moskës në Ukrainë.