Verën e kaluar Douglas Luiz u transferua për 51 milionë euro nga Aston Villa te Juventus, por rezultoi një dështim i vërtetë. Braziliani do të largohet nga bardhezinjtë vetëm pas një sezoni dhe e ardhmja e tij do jetë në Premier League.
Tottenham, Everton, Leeds United, West Ham dhe Nottingham Forest po monitorojnë situatën e lojtarit prej ditësh, por “Caughtoffside” raporton ditën e sotme se është edhe Liverpool që është futur fuqishëm në garë për transferimin e Douglas Luiz.
Kampioni në fuqi i Anglisë sipas raportimit në fjalë do i dërgojë Juventusit një ofertë prëj 40 milionë eurosh, shifër e kënaqshme për bardhezinjtë. Arne Slot pëlqen sidomos aftësinë mbrojtëse të brazilianit dhe e sheh atë si një lojtar ideal për të bërë rotacion në mesfushë.
Para se të transferohej në Serie A, Douglas Luiz ishte një nga lojtarët më të mirë në mesfushë në Premier League dhe ndaj ka një interesim për të nga disa prej klubeve të mëdha angleze, por deri tani më afër tij duket Liverpool.
The post Liverpool nuk ndalet në merkato, 40 milionë euro për “të padëshiruarin” e Juventus appeared first on Telesport.