Operacioni “Lugu”, vihen në pranga gjashtë persona të dyshuar dhe konfiskohet ko*kainë

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë të asistuar edhe nga organe tjera të sigurisë, pas hetimeve intensive të zhvilluara kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për shit-blerje të substancave narkotike në rajonin e Prishtinës . Arrestimi i gjashtë të dyshuarve është bërë gjatë operacionit policor “LUGU”.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë të asistuar edhe nga organe tjera të sigurisë, pas hetimeve intensive të zhvilluara ndaj gjashtë (6) të dyshuarve meshkuj kosovarë nën dyshimet se të njëjtit janë marrë me shit-blerje të substancave narkotike në rajonin e Prishtinës ka realizuar operacionin policor “LUGU”.

Me datën 06.08.2025 rreth orës 12:00 nën autorizimin e Prokurorisë Themelore dhe me urdhëresë të Gjykatës në Prishtinë, është zbatuar plani operativ ku janë zhvilluar kontrolle në tetë lokacione (shtëpi, banesa dhe objekte përcjellëse), ku me urdhër të prokurorit është mbyllur edhe një lokal (free shop).

Operacioni është mbështetur edhe nga Njësia Speciale Operative, Drejtoria e Teknikës Kriminalistike, njësia K9 si dhe njësitë patrulluese nga rajoni i Prishtinës. Si rezultat i këtij plani operativ janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar si dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

  1. 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë (vlera e së cilës vlerësohet se është

rreth 18 000 euro),

    1. 294 Euro,
  1. 2 DVR,
  2. 5 vetura me targa vendore si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Të Tjera nga LajmeOperacioni “Lugu”, vihen në pranga gjashtë persona të dyshuar dhe konfiskohet kokainë
Kjo është gjendja në pikat kufitare

Çka u sekuestrua gjatë kontrollit të shtëpive në rastin ndaj Nexhmi Krasniqi dhe të tjerëve?
Kushtetuesja për reagimet për gjyqtarin Laban: Ndarja e lëndëve bëhet në bazë të rregullave të qarta procedurale
Tentim vrasje në Deçan, policia jep detaje

Gjini pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Peter Sørensen, flasin për bllokadën institucionale

​Policia konfiskon 11 armë gjatë bastisjes te një 70-vjeçar në Ferizaj

Personi që e përdhosi flamurin e Kosovës në shesh, po intervistohet nga policia.

The post Operacioni “Lugu”, vihen në pranga gjashtë persona të dyshuar dhe konfiskohet ko*kainë appeared first on Kosovapost.net.