Pas Osmanit, Sorensen në Qeveri për takim me Kurtin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron në Kosovë.

Vizitën në vend ai a nis me një takim me presidenten Osmani në Presidencë. Pas takimit, nuk pati konferencë për media, por Sorensen u nis drejt objektit të Qeverisë, ku pritet të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Nuk dihet nëse Sorensen do të deklarohet për media pas takimit me Kurtin.

Kjo është vizita e tretë Peter Sorensen në Kosovë që nga emërimi i tij si përfaqësues i posaçëm i BE-së.

Gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë në mars, Sorensen kishte thënë se prioritet për të ishte të caktonte takime mes dy shteteve.

Takimi i fundit në Bruksel i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte zhvilluar më 17 dhjetor të vitit të kaluar.