Manchester City ka vendosur si prioritet absolut rinovimin e kontratës me Rodri Hernández. Me kontratën që i skadon në qershor 2027, mesfushori spanjoll është kthyer në objektiv të dëshiruar nga Real Madridi, i cili është gati të përfitojë nga çdo turbulencë që mund të vijë si pasojë e 115 akuzave që ende rëndojnë mbi klubin anglez në Premier League. Prej kohësh, “Los Blancos” po ndjekin situatën, me shpresën se një ndëshkim i mundshëm mund të hapë rrugën e goditjes së bujshme.
Për të shmangur çdo rrezik, “Citizens” kanë përshpejtuar negociatat për t’i ofruar fituesit të fundit të “Topit të Artë” rinovim “faraonik”. Sipas shtypit anglez, kontrata e re do ta lidhte me klubin nga “Etihad” deri në vitin 2029, me rrogën që do t’i rritej nga 180.000 paund në javë në 300.000, duke e vendosur pas vetëm Erling Haaland, i cili kryeson listën me mbi 500.000 paund në javë.
Rodri, i cili sapo ka mbushur 29 vjeç, konsiderohet nga Pep Guardiola dhe drejtuesit e klubit si një element i pazëvendësueshëm, deri në atë pikë sa krahasohet për rëndësinë që ka me vetë Haaland.
Mungesa e spanjollit për shkak dëmtimi, sezonin e kaluar, pati ndikim shkatërrues në paraqitjet e skuadrës, duke treguar se sa thelbësor është ai në sistemin taktik të trajnerit katalanas. Të bindësh Rodrin të qëndrojë do të thotë për City të blindojë zemrën e mesfushës së vet dhe, mbi të gjitha, të shmangë shitjen e tij te një rival direkte për Champions League.
The post Manchester City do ta “blindojë” Rodrin. Frikë nga Real Madridi, rinovim deri më 2029 dhe pagë “faraonike” appeared first on Telesport.