Messi-Barcelona; 4 vite nga lamtumira që përloti “mbretin” dhe tronditi botën e futbollit

E megjithatë, Messi dhe Barça mbetet një dashuri që nuk vdes kurrë. Sot bëhen 4 vite nga ajo ditë e paharrueshme kur Lionel Messi, me lot në sy dhe zemër të thyer, i tha lamtumirë klubit të jetës së tij, Barcelona.

Në një sallë të mbushur me emocione dhe heshtje të thellë, lojtari më i madh në historinë e klubit katalanas, por jo vetëm, doli për herë të fundit si “blaugrana”, jo për të festuar një trofe, por për t’i dhënë fund një epoke. Me një letër në dorë dhe zemër që nuk donte të largohej, ai shpërtheu në lot. Ishte një moment që ndali kohën për tifozët në mbarë botën.

Ishte lamtumira që askush nuk e priste… Për arsye financiare dhe burokratike, një rinovim që dukej i sigurt u shndërrua në ndarje të dhimbshme. 21 vite në klub, 672 gola, 35 trofe…, por mbi të gjitha një lidhje shpirtërore që nuk mund të shkëputet kurrë.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti që thotë "ተሽ FCB FC BA"

Ajo foto me fytyrën e mbuluar nga peceta e bardhë, i vetëm para logos së klubit, është bërë ikonë e futbollit modern. Një kujtesë se edhe legjendat kanë ndjenja. Se edhe mbretërit e topit qajnë kur lënë shtëpinë. “Unë nuk isha gati për këtë”, – ishin fjalët mes lotësh të yllit argjentinas, të cilat tingëllojnë ende në veshët e çdo tifozi katalanas dhe jo vetëm.

4 vite më pas, dhimbja është ende e freskët, por kujtimi i asaj dashurie të pastër mbetet i përjetshëm. Messi nuk është më lojtar i Barcelonës, por do të jetë gjithmonë zemra e saj. Sepse disa histori nuk mbarojnë kurrë… Ato vetëm ndryshojnë formë. Përjetë Leo – përjetë Barça!

Barcelona: Messi's farewell press conference | Marca

The post Messi-Barcelona; 4 vite nga lamtumira që përloti “mbretin” dhe tronditi botën e futbollit appeared first on Telesport.