Komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it Lindje (RC-E), kolonel Jonathan Lloyd, ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, transmeton KosovaPost.
Takimi është mbajtur në hapësirat komunale, ku Kolonel Lloyd ishte i shoqëruar nga anëtarë të Ekipit Zviceran të Monitorimit të Ndërlidhjes.
Ky takim është pjesë e angazhimeve të rregullta të KFOR-it për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet me institucionet lokale, si dhe për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë në veriun e Kosovës.
Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet.
Angazhime të tilla ndihmojnë në ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe ofrojnë pasqyrë të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet lokale, duke forcuar aftësinë e KFOR-it për të realizuar në mënyrë efektive mandatin e tij.
The post Komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it takon kryetarin e Mitrovicës së Veriut – ja çka biseduan appeared first on Kosovapost.net.