Presidentja Osmani tërheq kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar tërheqjen e kërkesës së dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Ky vendim erdhi si pasojë e caktimit të Radomir Laban, si gjyqtar raportues për çështjen e ngritur pranë këtij institucioni nga vetë Presidentja në lidhje me ecurinë e konstituimit të Kuvendit.

“Ju njoftoj se sot në përputhje me ligjin për Gjykatën Kushtetuese, dhe rregulloren e kësaj Gjykatë kam tërhequr kërkesën numër KO215/25, e paraqitur në 22 korrik, këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm pas informatës se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Laban për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitin 2018, 2021 dhe 2024, Institucionet tona kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare. Sipas këtyre informatave, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare për Kosovën dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.

The post Presidentja Osmani tërheq kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja appeared first on Kosovapost.net.