E BUJSHME! Gati rikthimi i Gallianit te Milani, ja pozicioni drejtues që do të mbajë

Rikthimi i Adriano Gallianit në botën kuqezi duket gjithnjë e më i sigurt. Kjo vjen edhe si pasojë e shitjes së afërt të klubit të Monza te fondi amerikan “Beckett Layne Ventures”. Një veprim që do të hapë rrugën për rikthimin e madh të tij te “Djalli”.

Sipas “Corriere dello Sport”, firmat për marrëveshjen do të mbërrijnë në mes të shtatorit. Që nga ajo ditë, çdo moment do të mund të shënojë rikthimin zyrtar të Gallianit në strukturën drejtuese të klubit kuqezi. Kështu do të rinisë një histori që u ndërpre pas shitjes së Milanit nga Silvio Berlusconi, një lidhje 31-vjeçare që solli plot 29 trofe të klubi kuqezi.

Roli i tij i ri do të quhet “Head of Football”, pozicion që u definua gjatë një takimi vendimtar në “Côte d’Azur” mes Gallianit dhe Gerry Cardinale, nën shtysën e administratorit të deleguar Giorgio Furlani, i cili ka pasur gjithmonë admirim për figurën e Gallianit. Zlatan Ibrahimovic ka dhënë gjithashtu miratimin e tij, po ashtu edhe Massimiliano Allegri, me të cilin Galliani ka pasur gjithnjë marrëdhënie të shkëlqyera.

Ky nuk do të jetë një rol presidencial, por më tepër figurë përfaqësuese në organet institucionale, si për shembull në Lega Serie A. Detyrat e tij nuk do të përplasen me ato të presidentit Paolo Scaroni, i cili do të vazhdojë të fokusohet në çështjen e stadiumit të ri. Pra, Galliani është gati të shkruajë një tjetër kapitull në historinë e tij të jashtëzakonshme me Milanin.

The post E BUJSHME! Gati rikthimi i Gallianit te Milani, ja pozicioni drejtues që do të mbajë appeared first on Telesport.