Nga Rivera te Kaká…, a i mbani mend të gjithë?  Modric, i 13-ti fitues i “Topit të Artë” te Milani

Ka nisur aventura e Luka Modric te Milani. Ish-lojtari i Real Madridit dhe fitues i “Topit të Artë” në vitin 2018 është prezantuar para tifozëve me fjalët: “Dua të fitoj”. Ai është gati të veshë fanellën kuqezi, duke u bërë kështu fituesi i 13-të i “Topit të Artë” në histori, që ka luajtur për Milanin.

Në historinë e klubit kuqezi kanë shkëlqyer shumë legjenda të futbollit, të cilat e kanë fituar këtë çmim prestigjioz, duke filluar nga ikonat si Gianni Rivera, Marco van Basten, Ruud Gullit, George Weah e deri tek emra të mëdhenj të kohëve më të fundit si Kaka dhe Andriy Shevchenko. Modric bashkohet me këtë listë të shkëlqyer, duke shtuar një dimension tjetër eksperience dhe klasi në skuadrën e drejtuar nga Allegri.

Kjo shifër, 13 fitues “Topi të Artë”, është një nga më të lartat në historinë e klubeve europiane dhe tregon peshën e prestigjin që Milan ka pasur gjatë dekadave, si një nga klubet më të mëdhenj në botë, i cili ka “thithur” jo pak fitues të këtij çmimi shumë të lakmuar në futboll.

Me ardhjen e kroatit 39-vjeçar, Milani synon jo vetëm të rikthehet në majat e futbollit europian, por edhe të forcojë statusin e vet si një klub ku lojtarët më të mirë në botë bëjnë histori dhe fitojnë çmime madhështore.

Më poshtë keni me foto dhe brenda tyre vitet kur e kanë fituar çmimin prestigjioz 13 lojtarët, që kanë veshur edhe fanellën e kuqezinjve:

The post Nga Rivera te Kaká…, a i mbani mend të gjithë?  Modric, i 13-ti fitues i “Topit të Artë” te Milani appeared first on Telesport.