Ilir Shaqiri ndez atmosferën në dasmën e nipit

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri ishte mbrëmë pjesë e një momenti të veçantë familjar, teksa nipi i tij kurorëzoi dashurinë në një dasmë plot emocione.

Siç pritej, nuk mungoi as performanca nga vetë Iliri, i cili mori mikrofonin dhe solli atmosferë me zërin e tij karakteristik, shkruan “Kosovarja”.

Pamje që qarkullojnë në rrjet e tregojnë këngëtarin duke kënduar me entuziazëm dhe dashuri, ndërsa të ftuarit e shijonin atmosferën festive.

Me këtë gjest, Iliri jo vetëm që gëzoi nipin dhe të ftuarit, por edhe dëshmoi edhe një herë lidhjen e fortë me muzikën dhe familjen.