Në Kroaci 30 vjet më parë, filloi operacioni ‘Stuhia’(Oluja)

Kroacia këto ditë po kujton ngjarjet që ndodhën saktësisht 30 vite më parë. Më 4 gusht 1995 filloi operacioni “Stuhia” (Oluja). Në një vijë fronti prej rreth 600 kilometrash, forcat kroate nisën një ofensivë nga 30 drejtime të ndryshme.

 

Me një operacion ushtarako-policor të realizuar me mjeshtëri, nga Ushtria Kroate, policia dhe vullnetarët – brenda vetëm 84 orësh u çliruan pothuajse 10.500 kilometra katrorë të territorit kroat.

Në këtë operacion morën pjesë rreth 200 mijë ushtarë dhe policë. Gjatë luftimeve humbën jetën 243 mbrojtës kroatë dhe 1.430 të tjerë u plagosën, raporton HRT.

Që në ditën e dytë të operacionit, më 5 gusht, flamuri kroat u valëvit në kalanë e Kninit.

The post Në Kroaci 30 vjet më parë, filloi operacioni ‘Stuhia’(Oluja) appeared first on Kosovapost.net.