Club Brugge cakton çmimin për Jasharin, 41 milionë euro. Milani po reflekton si të veprojë

Ka zhvillime të reja në lidhje me Ardon Jasharin. Sipas asaj që ka mësuar redaksia e TMW, Club Brugge ka vendosur çmimin për mesfushorin  shqiptaro-zviceran, të cilin Milani po përpiqet ta vendosë nën urdhrat e Massimiliano Allegrit prej javësh. Belgët, për ta lënë të largohet, nuk kërkojnë më pak se 41 milionë euro, shumë e largët nga ajo që kuqezinjtë ofruan herën e fundit.

A do të ketë një ofertë të re nga “Djalli”? Tani mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e klubit nga “Via Aldo Rossi” do ta rrisin ofertën deri në atë shumë, ndonëse për momentin duket diçka pak e mundshme. Oferta e fundit që Milani i ka paraqitur Brugge ishte 33.5 milionë euro fikse, plus 2 milionë në formë bonusesh të lehta për t’u arritur.

Giorgio Furlani, Igli Tare dhe Massimiliano Allegri do të vlerësojnë se çfarë do të bëjnë më tej, me Brugge që ndërkohë ka marrë një ofertë formale nga NEOM i Arabisë Saudite dhe i ka komunikuar edhe vetë Jasharit se kjo është shifra që duhet të sjellë në rast se preferon një destinacion tjetër.

Drejtuesit kuqezinj, bashkë me trajnerin, do të vendosin në orët në vijim nëse do të vazhdojnë ta ndjekin Jasharin apo do të fokusohen diku tjetër, duke qenë se shifra e kërkuar nga belgët është shumë e lartë, veçanërisht duke pasur parasysh se me më shumë se 40 milionë euro mund të synohen edhe objektiva të tjerë.

The post Club Brugge cakton çmimin për Jasharin, 41 milionë euro. Milani po reflekton si të veprojë appeared first on Telesport.